LAJMI I FUNDIT:

Capello: Terry është sikurse lojtarët tjerë

Capello: Terry është sikurse lojtarët tjerë

Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka bërë të ditur se John Terry nuk do ta bartë më shiritin e kapitenit të Anglisë, së paku deri sa ai të jetë trajner i Anglisë.

“Ai e di se nuk do të jetë më kapiten dhe është normale. Ai është sikurse lojtarët e tjerë. Ai po stërvitet shumë mirë. Ai do të jetë po i njëjti lojtar në dhomën e zhveshjeve”.

“Kam folur me të dhe i kam thënë se duhet t’i bëjë të gjitha gjërat sikurse kapiten”, ka thënë Capello. /Telegrafi/