LAJMI I FUNDIT:

Capello refuzon të këndojë himnin e Anglisë

Capello refuzon të këndojë himnin e Anglisë

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka thënë se ai do të ndihej në pozitë të papërshtatshme nëse e këndon himnin e Anglisë gjatë Kampionatit Botëror, dhe për këtë arsye ai nuk do ta këndojë atë.

“Himni? Unë jam i vetëdijshëm për fjalët rreth kësaj çështje, por nuk mendoj se është mirë të këndoj një himn, që nuk është i vendit tim edhe pse rrëqethem kur e dëgjoj atë”, theksoi Capello për Sky Sport 24.

Sa i përket Wayne Rooneyt, Capello ka thënë se ai është një lojtar i rëndësishëm, “por është me rëndësi që edhe ekipi të jetë në gjendje të fitojë”. Trajneri shpreson që sulmuesi i Manchester United të rikthejë formën e tij që e pati këtë sezon para se të lëndohej. /Telegrafi/