LAJMI I FUNDIT:

Capello nuk ka dyshime për formën e Terryt

Capello nuk ka dyshime për formën e Terryt

Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capelo, nuk ka shqetësime për formën e kapitenit të Chelseat, John Terry.

Paraqitjet e Terryt kanë qenë të kritikuara që kur ai u shkarkua nga detyra e kapitenit të kombëtares angleze muajin e kaluar, pas spekulimeve në media rreth jetës së tij private.

“I kam parë dy ndeshjet të cilat ai i ka zhvilluar në Milano dhe në shtëpi ndaj Manchester Cityt. Ai luajti një ndeshje normale por gjithmonë kur ekipi humb, gazetarët përpiqen të gjejnë diçka te lojtari më i rëndësishëm. Mendoj se ai luajti shumë mirë në të dyja ndeshjet”, ka thënë Capello./Telegrafi/