LAJMI I FUNDIT:

Cana lojtari i javës në Ligën Premier

Cana lojtari i javës në Ligën Premier

Mesfushori shqiptar Lorik Cana, i cili aktivizohet te Sunderlandi, është shpallur lojtari më i mirë i javës së nëntë në Ligën Premier, sipas vlerësimeve të gazetave kombëtare angleze: “The Sun”, “Daily Star”, “Daily Mirror”, “Daily Mail”, The Times” dhe “Guardian”.

Cana shfaqi një lojë të shkëlqyer në fitoren e Sunderlandit përballë Liverpoolit, duke luajtur në dy pozita të ndryshme gjatë ndeshjes.

Në pjesën e parë, kosovari luajti në pozitën e tij, si mesfushor defensiv, ndërsa në pjesën e dytë ai mori rolin e qendërmbrojtësit për t’i ofruar siguri ekipit të vet.

Kapiteni i Sunderlandit është vlerësuar me notën 9, njëherit vlerësimi më i lartë i kësaj jave në Ligën Premier. /Telegrafi/