LAJMI I FUNDIT:

Campbell synon edhe tre vite në top formë

Campbell synon edhe tre vite në top formë

Mbrojtësi anglez Sol Campbell beson se ai mund të luajë në top formë edhe për tre vite të tjera.

Një marrëveshje gjashtëmujore e cila qëndron në tavolinë për Campbell mund ta bëjë atë edhe një herë lojtarë të Arsenalit deri në verë, por 35-vjeçari tashmë ka një synim tjetër, edhe ‘dy ose tre’ vite më shumë futboll ‘të kualitetit të mirë’.

“Largoheni dhe kuptoni se çfarë top klubi është Arsenali. Mendoj se dy dyja palët kuptuam (se i mungojmë njëra tjetrës). Por duhet t’i përkushtoheni vetes dhe unë kam punuar shumë për të arritur këtu. Ka qenë mrekulli, është fantastike të rikthehem. Është si një shtëpi për mua, vërtet”, ka thënë mes tjerash Campbell./Telegrafi/