LAJMI I FUNDIT:

Cambiasso: Dua më shumë tituj

Cambiasso: Dua më shumë tituj

Në deklaratën e tij pas shpalljes kampion i Evropës për klube, mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ua ka dedikuar trofeun të gjithë njerëzve që kanë të bëjnë me Interin, duke përmendur edhe ata nga e kaluara.

“Unë mendoj edhe për ata që nuk janë sot, për shembull Giacinto Faccheti. Zyrtarët e Interit kanë pritur për këtë titull 45 vite dhe ky është moment i madh. Futbolli është i krijuar nga ciklet ku edhe trajnerët edhe lojtarët nderohen me kalimin e kohës”.
“Unë kam bërë një zgjedhje vitin e kaluar, kur i jam përkushtuar Interit edhe për pesë vite të tjera, ndërsa nuk pendohem që bëra një zgjedhje të tillë”.

“Ne do të kthehemi vitin tjetër për të rindërtuar këtë sezon historik, pasi që jemi ende të uritur për sukses”, deklaroi Cambiasso pas ndeshjes për Sky Sport. /Telegrafi/