LAJMI I FUNDIT:

Calciopoli – Zamparini akuzon Moggin për skandalin

Calciopoli – Zamparini akuzon Moggin për skandalin

Përderisa dëshmitë e Calciopolit kanë zgjuar shumë pluhur në jetën mediatike italiane, zhvillimet e ditës së sotme janë jo pak të zakonshme dhe jo pak sensacionale kur dihet magnituda e manipulimeve, me Tottin këtë herë në qendër që i shpëtoi një dënimi, dhe presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini, i cili akuzon Moggin.

Fracesco Totti i shpëtoi një dënimi pas ndeshjes ndaj Palermos, pasi që në telefonata shihet qartë një intervenim i zyrtarëve romakë dhe dizejnatorëve Bergamo dhe Pairetto që në raportin e ndeshjes të mos përmendet Totti. Si pasojë, ai luajti në derbin ndaj Juventusit, të cilën e fituan këta të fundit me rezultat 2-0.

Nga ana tjetër, Jean-Claude Blanc është vënë në mbrojtje të ekipit rreth kësaj çështje pas akuzave të Moggit se Blanc po bën pak për ekipin: “Juventusi po e shikon situatën nga afër dhe na duhet kohë për të vlerësuar situatën dhe për të vënë drejtësi”, theksoi Blanc.

Palermo gjithashtu u akuzua për telefonim të arbitrave, por presidenti kontrovers Maurizio Zamparini nuk përtoi aspak për ta akuzuar Luciano Moggin si krijues të kësaj rrëmuje.


“Unë gjithnjë kam qenë kundërshtar i Moggit në Serie A, si i Moggit ashtu dhe i Giraudos. Unë ua kam tërhequr vërejtjen Bianconerëve kur e kanë punësuar dyshen. Moggi e kupton futbollin, por nuk është shembull i drejtësisë në sport. Nëse ai është përzier në Calciopoli duhet fajësuar Juventusi. Ne i kemi telefonuar gjyqtarët, sepse donim të mbronim klubin”, ka thënë Zamparini.

Për këto zhvillime kritik u tregua presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili deklaroi: “Nuk jam as brenda e as jashtë zhvillimeve dhe nuk jam në gjendje të flas për Calciopolin. Por, unë pyes veten nëse duhet të qëndroj ende në këtë ambient futbollistik”, përfundoi Laurentiis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori