Koalicioni Vetëvendosje, LDK dhe Nisma, po shkon drejt çarjes në Prizren. Mospajtimet e tyre kanë dal në pah në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Ajo u bojkotua nga asamblistët e LDK-së. Asambleisti i LDK-së, Petrit Hoxhaj, tregon se subjekti i tij politik, do të vazhdojë bojkotimin e seancës së Kuvendit.
“LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme te thirrur nga kryetari Mytaher Haskuka, derisa të konkretizohen të gjitha marrëveshjet paraprake për një bashkëqeverisje të mirëfilltë “, thotë Hoxhaj, shkruan “PrizrenPress”.
Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, thirri dje një seancë të jashtëzakonshme, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte ‘shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore’.
Seanca u bojkotuar nga partneri i koalicionit, LDK si dhe nga partitë opozitare. Në mungesë të kuorumit, ajo është shtyrë për një ditë tjetër.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se bojkotuesit bllokuan votimin për donacionin MAPL-së.
“Për shkak të mospjesëmarrjes së një numri të madh të asambleistëve në Kuvend, Komuna jonë sot ka humbur një donacion në vlerë prej 350,000 Euro nga MAPL. Fjala është për projektin e ndërtimit të rrugës Smaç – Mamushë, ku përfitues kryesorë do të ishin qytetarët e rajonit të Anadrinit dhe tërë komunës Prizrenit”, shprehet Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që projektet infrastrukturore për të cilat komuna jonë ka aq shumë nevojë, të bojkotojnë vetë asamblistët e Prizrenit, të cilët mandatin e kanë marrë nga qytetarët”.
“Posaçërisht është e papranueshme sjellja e disa asamblistëve nga subjektet e koalicionit të cilët i janë bashkangjitur strategjisë opozitare”.
“As opozitarizmi e as interesat personale, në asnjë rast nuk guxojnë të jenë mbi interesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit”.
Shefi i GP-së së LDK-së, Haziz Hodaj thotë ndërkaq se, asnjëherë nuk i kanë bërë obstruksione vendimeve në interes të Komunës.
“Asnjëherë nuk i kemi bërë obstruksione vendimeve në interes të Komunës, pavarësisht pozitës që kemi pas në Kuvend, e as nuk do t’i bëjmë asnjëherë, por le ta harrojë secili që ne do të jemi patericë e çdo kujt e aq më tepër e atyre që kanë tendencë të kapin çdo gjë “, shprehet Hodaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore