LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi – Aggeler: SHBA mbështesin plotësisht integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Bytyqi – Aggeler: SHBA mbështesin plotësisht integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler shprehu sot mbështetjen e plotë të Uashingtonit për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ageler, në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe se janë marrë vendime të vështira për të hapur rrugën drejt BE-së, për të cilat vendi mbështetet plotësisht nga SHBA-ja.

Bytyqi, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, i uroi mirëseardhje ambasadores Aggeler dhe mandat të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu mirënjohjen e tij për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e hapur të ambasadores së mëparshme amerikane, Kate Marie Byrnes.


Në njoftim thuhet se Bytyqi dhe Aggeler ranë dakord me angazhim të përbashkët dhe komunikim të mëtejshëm, që të punojnë me përkushtim në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, i cili do të shkojë paralelisht me negociatat për anëtarësim në BE, por mbi të gjitha për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në atë drejtim, Maqedonia e Veriut si anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s është një partner i besueshëm për investitorët në vend, ndërsa Qeveria vazhdimisht po punon për parashikueshmërinë dhe stabilitetin për zhvillimin e biznesit, që çon në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë vendase”, thuhet në kumtesën lidhur me takimin Bytyqi-Aggeler.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori