LAJMI I FUNDIT:

Buxheti miratohet në 29 dhjetor

Buxheti miratohet në 29 dhjetor

Projektligji për buxhetin e viti 2010, do të shqyrtohet për herë të dytë në seancë plenare që do të mbahet më 29 të këtij muaji dhe pas debatit do të votohet. Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit së bashku me shefat e grupeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Kransiqi tha se Komisioni Kuvendar për Buxheti dhe Financa ka përgatitur raportin me vërejtjet nga shqyrtimi i parë dhe prêt që në këtë seancë buxheti të miratohet.

“Raportin me rekomandime do ta kenë në sirtarët e tyre deputetët gjatë këtyre ditëve, dhe unë shpresoj se ky ligj do të miratohet më 29 dhjetor 2009”, tha ai.
Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, tha se ky grup do të votojë kundër. “Buxheti është diskriminues, buxheti nuk ndërton solidaritet mes njerëzve në Kosovë, e dëmton në fakt atë solidaritet mes njerëzve, dhe po ashtu ka zona të hirta, nëse guxoj të shprehem kështu, në buxhet ne nuk e dimë për shuma të mëdha të hollave , që kalojnë vlera qind-milionëshe se çka po ndodhë me to”, tha Gjini.