LAJMI I FUNDIT:

Button vizon McLarenin

Button vizon McLarenin

Kampioni i ri i Formula 1, Jenson Button ka vizituar fabrikën e McLarenit gjatë të premtes, duke nxitur spekulimet se ai mund të largohet nga Brawn GP për t’u bashkuar me ish-kampionin Lewis Hamilton.

“Pasi sapo kishte arritur në aeroportin Heathrow, Jenson bëri një ndalim në Woking për të na dhënë një përshëndetje të shpejtë”, ka thënë zëdhënësi i McLarenit.

Ai ka konfirmuar se 29-vjeçari britanik ka bërë një shëtitje në fabrikë dhe është takuar me drejtorin e ekipit të McLarenit, Martin Whitmarsh.

Button është pa kontratë me skuterin e Brawn, të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë, por jo me çfarëdo çmimi./Telegrafi/