LAJMI I FUNDIT:

Butragueno: Reali mund t’i fitojë dy trofetë e mëdha

Butragueno: Reali mund t’i fitojë dy trofetë e mëdha

Përkundër eliminimit nga Kupa e Mbretit, drejtori për marrëdhënie institucionale te Real Madridi, Emilio Butragueno, është optimist se Mbretërit mund të fitojnë dy trofetë e mbetura, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

“Kanë mbetur edhe dy gara- dy më prestigjiozet. Duhet të dimë si të humbim dhe si të fitojmë. Të gjithë garojnë për të fituar, ngjashëm edhe Real Madridi, por ne e dimë se humbja është e mundur në futboll, madje edhe nga një ekip i ligës së tretë”.

“Nuk ka garanci që Real Madridi do të fitojë tituj, por futbolli të jep një mundësi për të pasur sukses ose për të dështuar…”

“Kështu që duhet të jemi solid, kemi një skuadër të shkëlqyer dhe duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje, sepse kemi dy javë të rëndësishme përpara nesh”, ka thënë Butragueno për AS.