LAJMI I FUNDIT:

Bursat aziatike e nisin me rritje

Bursat aziatike e nisin me rritje

Stoqet aziatike u rritën sesionin e sotëm. Mbështetja buroi në marrëveshjet për aksionet financiare të cilat prekën nivele të ulëta gjatë javës së kaluar, duke ofruar një çmim të mirë në fillim të kësaj jave. Në mbështetje të rritjes së indekseve ishte edhe çmimi i lartë i naftës që rriti aksionet e sektorit të energjisë.

Por rritja u kufizua nga shqetësimet se vendet në zhvillim do përfshihen nga një valë e re e largimit të kapitalit. Përkeqësimi i situatës në Libi rriti më shumë se 2 dollarë naftën Brent të Londrës në 114.50 dollarë për fuçi.

Më vovë nafta ra në 113 dollarë për fuçi. Në javën e kaluar përshkallëzimi i konfliktit Libian rriti bençmarkun europian të naftës në gati 120 dollarë për fuçi, vlera më e lartë që nga gushti i vitit 2008.

Në tregjet lojtarët thonë se stoqet në ekonomitë në zhvillim të Azisë do të performojnë më dobët se ato në vendet e industrializuara si në Japoni dhe në shtetet e bashkuara të Amerikës. Ky trend qartësohet nga indeksi japonez i MSCI që u rrit sot me 1 për qind duke kaluar rritjen në total me 6 për qind për këtë vit. Ndërsa indeksi Indonezian ka rënë në këtë periudhë me 7.5 për qind. /Telegrafi/