LAJMI I FUNDIT:

Bursa e Athinës nuk beson në falimentimin e Greqisë

Bursa e Athinës nuk beson në falimentimin e Greqisë

Bursa e Athinës u mbyll të martën me një rritje prej 2.66 për qind duke mbështetur miratimin në parlament të një plani të ri shtrëngues ekonomik kërkuar nga Eurozona për të vazhduar të mbështesë financiarisht vendin, kërcënuar nga falimentimi.

Treguesi i përgjithshëm u regjistrua me 1 258.83 pikë, ditën e parë të një greve të përgjithshme ku u mblodhën mijëra protestues para parlamentit në Athinës. Qeveria, ashtu shumica e analistëve mbështetën miratimin e planit.

Bashkimi Evropian e dramatizoi përsëri këtë çështje duke shprehur shqetësim, në rast të hedhjes poshtë të këtij plani, për një falimentim të menjëhershëm të Athinës. /Telegrafi/