LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku mposht kampionin e Gjermanisë

Bunjaku mposht kampionin e Gjermanisë

Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku ka shënuar dy gola brenda tetë minutash për të ndihmuar ekipin e tij Nurnbeng të shënojë fitore me rezultat 3-2 në takimin në udhëtim ndaj ekipit kampion të Gjermanisë, Wolfsburg.

Pas një pjese të parë pa gola, ishte pikërisht kosovari që theu rezultatin 10 minuta në pjesë të dytë, duke çuar në epërsi mysafirët (56’). Vendasit reaguan shpejt duke barazuar pas vetëm tre minutash me anë të Ashkan Dejagah (59’).

Por, as Bunjaku nuk e zgjati shumë dhe pas vetëm edhe pesë minutash tjera riktheu epërsinë për Nurnberg. Kampionët barazuan sërish me anë të Grafite, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt, por tre pikët për mysafirët i vulosi Peer Kluge në kohën shtesë të ndeshjes./Telegrafi/