Qeveria e Bullgarisë pezulloi për 18 muaj fillimin e punimeve në naftësjellësin Burgas-Aleksandropulos, një projekt ky i mbështetur fuqimisht nga Rusia dhe Greqia, duke justifikuar vendimin e vet me "mungesën e një studimi ambiental". Media vendëse njofton se qeveria vendosi t‘i japë një vit e gjysmë kohë Ministrisë së Ambientit të kryejë studimin e impaktit ambiental, gjë që solli pezullim të planeve për fillimin e punës ndërtimore në terren.
Qeveria e re e Bullgarisë që doli nga zgjedhjet e fundit, i ka shpallur luftë të hapur këtij projekti duke e konsideruar atë si të paleverdishëm për vendin. Marrëveshja që Bullgaria ka nënshkruar në vitin 2007, nuk i jep mundësi tërheqjeje nga projekti e për pasojë, qeveria po gjen arsye për ta bllokuar. Burgas-Aleksandropulos është një projekt që synon t‘i japë Rusisë kontrollin faktit të rrugëve të nxjerrjes në tregun ndërkombëtar të një pjese të naftës së basenit të detit Kaspik.
Projekti synon të shmangë ngushticën e Bosforit, e cila konsiderohet si tepër e ngushtë për të kaluar të gjitha anijet e nevojshme me naftë. Projekti u iniciua në vitin 1993 si një alternativë ndaj naftësjellësit AMBO që qe mbështetur nga disa kompani amerikane. Rusia zotëron 51 për qind të aksioneve të Burgas-Aleksandropulos ndërsa Greqia e Bullgaria zotërojnë pjesën tjetër.
Rusia duket se ka një alternativë tjetër. Pak muaj më parë, Moska nënshkroi me Ankaranë marrëveshjen e mirëkuptimit për të ndërtuar një naftësjellës tjetër që duhet të kalojë përmes territorit të Turqisë dhe të lidhë Detin e Zi me Detin Egje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar