LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria, inflacionin më të ulët në 10 vitet e fundit

Bullgaria, inflacionin më të ulët në 10 vitet e fundit

Instituti Kombëtar Statistikor evidentoi inflacionin më të ulët në Bullgari brenda 10 viteve të fundit. Për vitin 2009 ai ishte 0.6 për qind. Gjatë vitit të kaluar statistika regjistroi edhe një tendencë të qëndrueshme të uljes së çmimeve të ushqimeve, gjë që nuk ka pasur brenda 10 viteve të fundit.

Ky është shkaku për inflacionin e ulët, sepse ato mallra ndikojnë në mënyrë të ndjeshme mbi indeksin e çmimeve konsumuese. Ulja e çmimeve shpjegohet me krizën ekonomike, si rezultat i së cilës konsumimi u kufizua.

Ekspertët e Institutit Kombëtar Statistikor evidentojnë një gjallërim të ekonomisë bullgare. Pas rrënjës njëvjeçare, gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2009 u vunë re simptomat e para të rritjes së prodhimit dhe të eksportit sidomos në industrinë kimike, në industrinë e ndërtimit të makinave dhe në industrinë tekstile. Kryetarja e Institutit Kombëtar Statistikor Mariana Koceva thekson:

“Analizuesit jo vetëm në Bullgari, por në mbarë BE-në, sidomos në vendet e zhvilluara si Gjermania dhe Franca, shtrojnë pyetjen cilës shkronjë i ngjan kriza – “L” ose “W”. Thënë me fjalë të tjera, vallë a do të shënojë ekonomia një ngritje e vogël si te shkronja “L”, ose rritja do të shndërrohet në një rrënje siç është në germën “W”.


Gjallërimi që shihet mund të jetë provokuar nga subvencionimi nga ana e shtetit të sektorëve të veçantë. Kështu që pyetja “vallë, a dalim nga kriza, apo jo” nuk është vetëm bullgare.