LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

Zyrtarët doganorë në Bullgari kanë konfiskuar rreth 170 kilogramë drogë të llojit kokainë, që po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, thanë prokurorët më 26 mars.

Prokurori i qarkut, Georgi Chinev, tha se droga ishte fshehur në kontejnerët me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë.

Ai tha se vlera e drogës së konfiskuar është 6.2 milionë euro.


Drejtoresha e agjencisë së doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka ndodhur në portin e Burgasit.

Ai tha se droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane.

Anija u largua nga porti pasi shkarkoi mallrat, tha Bankova.

Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për pranuesit e dyshuar të kokainës, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse gjenden fajtorë për trafikim të drogës.

Bullgaria, që viteve të fundit ka rritur përpjekjet në luftën kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë transiti për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe ka destinacion Evropën Perëndimore. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori