LAJMI I FUNDIT:

Bullgari, 5.5 miliardë në vit për import të resurseve energjetike

Bullgari, 5.5 miliardë në vit për import të resurseve energjetike

Bullgaria harxhon nga 5.5 miliardë euro për vit për import të resurseve energjetike. Për blerjen e naftës Bullgaria paguan afro 3.5 miliardë euro. Përveç kësaj shpenzimet për gaz dalin në 2 miliardë euro.

Ndaj këtyre shumave mund të shtojmë dhe importin e qymyrgurit për Centralet Termoelektrike, që i kushton për vit vendit rreth 500 milionë euro.

Të dhënat i njoftoi eksperti energjetik nga Banka Evropiane për rimëkëmbje dhe zhvillim dhe ish ministër i ekonomisë dhe i energjetikës Millko Kovaçev në tryezën e rrumbullakët, kushtuar energjetikës bërthamore. Theksi qe vënë mbi sfidat, përpara të cilave është drejtuar industria dhe vendimet inovative për financimin dhe ndërtimin e centraleve të reja bërthamore. Forumi mblodhi në një vend ekspertë, ambasadorë, sipërmarrës nga sektori, investues, të cilët diskutuan zhvillimin e energjetikës atomike në vend dhe në regjion.