Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Blerand Stavileci tha se lajmi më i mirë për të gjithë fermerët e shtetit të Kosovës është futja me prioritet e bujqësisë në planin e ri të zhvillimit ekonomik të Qeverisë së Kosovës hartuar këto ditë.
Ministri Stavileci, treguar në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” se që nga viti i ardhshëm bujqësia do të ketë 3 për qind të buxhetit total të shtetit. “Për vitin e ardhshëm, përveç kulturës së grurit, do ta përkrahim edhe kulturën e misrit, pra edhe drithërave të tjera. Do të japim ndihmë financiare edhe për pataten, si dhe do t’i përkrahim edhe të mbjellat pranverore. “Gjithashtu, risi kryesore për këtë vit do të jenë: nisja e ndërtimit të depove, si dhe do ta fillojmë funksionimin e zinxhirit të shërbimit këshillimor në tërë territorin e Kosovës”. Ka bërë me dije se objektivi i Ministrisë së Bujqësisë është që fermerët të kenë më shumë kredi të disponueshme, por edhe të leverdishme.
Ndryshe nga vitet e tjera, sipas tij, edhe shpezëtarët këtë vit do të jenë përfitues të subvencioneve dhe grandeve nga Ministria e Bujqësisë. Ka treguar se për sipërfaqet e mbjella me grurë pagesat do të bëhen gjatë muajit të ardhshëm. “Për vitin e ardhshëm, përveç kulturës së grurit, do ta përkrahim edhe kulturën e misrit, pra edhe drithërat e tjera. Do të japim ndihmë financiare edhe për pataten, si dhe do t’i përkrahim edhe të mbjellat pranverore”. Sipas tij bujqësia është njëra nga dhjetë prioritetet kryesore të planit të zhvillimit ekonomik. Në këtë plan është paraparë që, pas një periudhe disavjeçare, të kemi një bujqësi të strukturuar, konkurruese me vendet e rajonit dhe shtetet e tjera, të cilat janë më të orientuara në kërkesat e tregut.
Lajmi më i mirë për të gjithë fermerët e shtetit të Kosovës është futja me prioritet e bujqësisë në këtë plan. Që nga viti i ardhshëm bujqësia do të ketë 3 për qind të buxhetit total të shtetit. Ne si ministri kemi planet tona strategjike se si këto burime financiare të distribuohen në mënyrë që t’i realizojmë qëllimet tona finale për bujqësinë në vend. Qëllimet tona finale si ministri janë: ngritja e cilësisë dhe standardit të jetesës të banorëve të zonave rurale, shtimi i të ardhurave të fermerëve dhe zëvendësimi i produktit të importit me produktet tona.
Strategjia jonë si ministri është që ta ngrehim nivelin e prodhimit vendor dhe t’i shohim mundësitë e eksportimit të disa nga produktet bujqësore të cilat kanë përparësi konkurruese krahasuar me vendet e regjionit. Pra, me këtë plan të zhvillimit ekonomik, bujqësia e Kosovës do të këndellet. Në kuadër të planit që kemi për vitin e ardhshëm, do ta kemi një masë të veçantë, ku do t’i përkrahim ata bujq që kanë nevojë për pajisje bujqësore. Pra, për mekanizëm bujqësor. Gjatë këtyre muajve do ta detajojmë si program për të parë se çfarë mund të përfitojnë bujqit në kuadër të kësaj mase, e cila është shumë e rëndësishme. Mekanizmi apo teknologjia bujqësore është një nga faktorët që ndikon pothuajse në masën më të madhe në ngritjen e produktivitetit dhe rendimenteve bujqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj