LAJMI I FUNDIT:

Buffon do t’i nënshtrohet operacionit?

Buffon do t’i nënshtrohet operacionit?

Juventusi dhe Italia kanë marrë një goditje të rëndë, pasi që portieri Gianluigi Buffon ndoshta duhet t’i nënshtrohet operacionit për të trajtuar një problem me gjurin.

Lajmi vjen një ditë pasi lojtari tjetër italian i Juventusit, Claudio Marchisio, ishte kthyer në shtëpi si pasojë e lëndimit të meniskut.

“La Stampa” njofton se Gigi ka vuajtur qe një kohë nga gjuri, ndërsa edhe pse ai do të paraqitet kundër Irlandës, lajmet e reja nga Torino thonë se ndoshta Buffon duhet të operohet për ta tejkaluar problemin e tij përgjithmonë.