LAJMI I FUNDIT:

Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë sanksionuar kompanitë iraniane të përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit dhe Marina e Gardës Revolucionare Islamike janë midis 13 emërimeve të reja nën regjimin e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

U përfshinë disa organizata ushtarake iraniane, individë dhe entitete të lidhura me industrinë e dronëve dhe raketave balistike, raporton skynews.


"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Lexo po ashtu "Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

SHBA tha se masat e saj synonin 16 individë dhe dy entitete që mundësonin prodhimin e UAV-ve të Iranit, duke përfshirë motorët që fuqizojnë dronët Shahed të Iranit.

Thesari amerikan tha se po caktonte pesë kompani që ofrojnë materiale përbërëse për prodhimin e çelikut për kompaninë iraniane, Khuzestan Steel ose blerjen e produkteve të gatshme të çelikut të KSC.

Gjithashtu në shënjestër të SHBA-së ishin tre degë të prodhuesit iranian të automjeteve, Bahman Group, për të cilin tha se kishte mbështetur materialisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Ndryshe, Irani ka sulmuar me dronë dhe raketa të fuqishme gjatë ditës së shtune shtetin Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Turqia
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia

Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia

Evropa
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Evropa
Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge

Azia
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Evropa
Njerëzit kanë frikë të hanë, të pinë dhe të dalin jashtë - ankthi pushton fshatin indian pasi një sëmundje misterioze vret 17 njerëz

Njerëzit kanë frikë të hanë, të pinë dhe të dalin jashtë - ankthi pushton fshatin indian pasi një sëmundje misterioze vret 17 njerëz

Azia
Kalo në kategori