LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – ‘ngrihet’ për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – ‘ngrihet’ për vdekje

Një ushtar rus që lufton në Ukrainë ka vdekur nga hipotermia, pasi është lidhur për pemë në temperaturat e ulëta si shenjë ndëshkimi nga eprorët e tij.

Incidenti është një prej shumë të raportuarve për keqtrajtim të ushtarëve rusë nga eprorët e tyre në luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Viktor Utyaev, 37-vjeç i identifikuar me nofkën Huligani – kishte veshur një bluzë dhe pantallona kur u detyrua të qëndrojë në zonën malore për nëntë orë në Kherson gjatë 27 dhjetorit të 2022.


Mediat e atjeshme raportojnë se emri i viktimës dhe nofka janë ndryshuar me kërkesë të një burimi që ofroi dëshmi të bollshme.

Utyaev po shërbente brenda një njësie me afro 60 trupa të formuar nga ish-rreshteri i grupit mercenar Dmitry Maiborodin i njohur me nofkën Mai – kur edhe ndërroi jetë.

Para se t’i bashkohet luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, Maiborodin, 41-vjeç, kishte shërbyer në Siri dhe Libi si pjesë e grupit të atëhershëm Wagner që udhëhiqej nga Yevgeny Prigozhin.

41-vjeçari kishte ëndërruar gjithmonë të formonte grupin e tij mercenar, dhe në Ukrainë u emërua si komandant i dy njësive derisa Utyaev humbi jetën para syve të tij.

Ushtarët që ishin nën komandën e Maiborodinit, i frikësoheshin shumë, pasi aplikonte metoda brutale të ndëshkimit për ata që refuzonin të niseshin në vijën e frontit.

Ky komandant u akuzua se urdhëroi lidhjen e Utyaevit në pemë si pjesë e masave ndëshkuese disiplinore, pasi ishte zënë i dehur dhe kishte hedhur një granatë dore në një vatër zjarri më 27 dhjetor të vitit 2022. Në atë incident nuk ishte lënduar askush.

Si masë ndëshkuese, Utyaev qëndroi për nëntë orë me fytyrë në pemë. Ai e kishte lutur që ta lejojë të shkojë në tualet, por ushtarët tjerë nuk i kishin dalë në ndihmë.

Utyaevit i janë liruar duart të nesërmen në mëngjes, por disa orë më vonë ndërroi jetë, thonë hetuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Botë
Presidenti i Ukrainës bën thirrje për krijimin e

Presidenti i Ukrainës bën thirrje për krijimin e "forcave të armatosura të Evropës"

Evropa
Udhëheqësit evropianë do të mbajnë një samit urgjent për Ukrainën

Udhëheqësit evropianë do të mbajnë një samit urgjent për Ukrainën

Evropa
Evropa po punon në heshtje planin për të dërguar trupa në Ukrainë?

Evropa po punon në heshtje planin për të dërguar trupa në Ukrainë?

Botë
Australia prezanton ndalimin për dy vjet të blerjeve të pronave për të huajt

Australia prezanton ndalimin për dy vjet të blerjeve të pronave për të huajt

Australia
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Kalo në kategori