LAJMI I FUNDIT:

Britani inflacioni 4.4 %

Britani inflacioni 4.4 %

Inflacioni britanik ka shënuar rritje edhe në muajin shkurt, duke arritur në 4.4 për qind dhe duke rritur pritshmërinë mbi ndërhyrje të bankës së Anglisë në rritjen e normës bazë të interesit.

Ndërkohë të dhënat zyrtare të ditës treguan se borxh-marrja qeveritare regjistroi muajin më të keq në histori gjatë shkurtit. Ky është reduktim i shanseve për sukses të Ministrit të Financave George Osborne, që do prezantojë edhe projekt-buxhetin për vitin fiskal 2011-2012.

Forcimi i stërlinës në tregun monetar pasoi raportimin për rritjen e inflacionit dhe shumë analistë shprehen se në Maj Banka e Anglisë do të rrisë normën e interesit për të ulur inflacionin pranë 2 për qind, qëllim i pa realizuar në 3 vitet e fundit.

Zyra kombëtare e statistikës në Britani konfirmoi se inflacioni i çmimeve tw konsumit u rrit në 4.4 për qind për shkurtin, kundrejt 4 për qind në janar dhe përmbi parashikimin 4.2 për qind të analistëve. /Telegrafi/