LAJMI I FUNDIT:

Britani, bie papunësia

Britani, bie papunësia

Të dhënat zyrtare treguan përmirësim të papritur të sektorit të punësimit në Britani për periudhën tre mujore nga dhjetor në muajin shkurt. Sipas statistikës në këtë periudhë u regjistrua reduktim i papunësisë dhe rritje e punësimit.

Zyra kombëtare e statistikës raportoi se numri i aplikimeve për përfitimet e papunësisë u rrit me vetëm 700 njësi në muajin mars ndërkohë që për muajin shkurt aplikimet e papunësisë ranë me 8 mijë e 500.

Numri i të papunëve në indeksin e gjerë të organizatës botërore të punës ra me 17 mijë në periudhën dhjetor –shkurt në totalin e 2.48 milionë të papunë. Sipas këtij vlerësimi papunësia në Britani është reduktuar në 7.8 për qind përkundër parashikimit për qëndrueshmëri të nivelit në 8 për qind. /Telegrafi/