LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy muajsh, automjetet me targa RKS

Brenda dy muajsh, automjetet me targa RKS

Të gjithë drejtuesit e automjeteve në Kosovë më së largu edhe dy muaj do të mund të kenë targat e reja të automjeteve me shkurtesën RKS.

Mirëpo, lëshimi i këtyre targave nuk do të ndërpresë edhe qarkullimin e automjeteve me simbole të para vitit 1999, të cilat i përdorin kryesisht qytetarët serbë.
Për këto targa qenë anuluar 4 tenderë dhe rreth tyre qe diskutuar shumë gjatë se ka pasur edhe keqpërdorime.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se për hir të transparencës tani përgatitjet për tenderim i ka bërë Zyra e prokurimit me një kompani konsulente të Komisionit Evropian.