LAJMI I FUNDIT:

Bregu i Fildishtë siguron kualifikimin

Bregu i Fildishtë siguron kualifikimin

Ka mjaftuar një barazim kundër Malauit që Bregu i Fildishtë ta sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë ka luajtur si mysafir i Malauit në ndeshjen që përfundoi me rezultat prej 1-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ngwira (63’), ndërsa vetëm pas katër minutash Didier Drogba barazoi rezultatin për t’ia siguruar kombëtares së tij kualifikimin.

Edhe pse ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar, Bregu i Fildishtë është skuadra e dytë afrikane (pas Ganës) që ka siguruar kualifikimin, pas katër fitoresh dhe një barazimi.