LAJMI I FUNDIT:

Brazili shkatërron Tanzaninë

Brazili shkatërron Tanzaninë

Brazili ia ka treguar vendin Tanzanisë para shikuesve të vet, pasi që kombëtarja ‘Selecao’ shënoi fitore të lartë prej 5-1.

Ndeshja përfundoi që në pjesën e parë. Robinho shënoi dy herë në këtë fraksion (10’ dhe 33’) për epërsinë e dyfishtë Brazilit.

Në pjesën e dytë mbeti vetëm që debakli i Tanzanisë të merrte formë. Ramires dy herë (53 dhe 90’) dhe Kaka (75’), shënuan golat e fitores për Brazilin, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Aziz (86’).

Kjo fitore për Brazilin është e rëndësisë së madhe, pasi që ky është sinjal i qartë për skuadrat tjera rivale se Brazili e ka në plan të ‘shkelë’ çdo gjë që do t’i del përpara. /Telegrafi/