LAJMI I FUNDIT:

BQE, mund të rritë normën e interesit në prill

BQE, mund të rritë normën e interesit në prill

Rreziku i inflacionit mund ta detyrojë në muajin prill Bankën Qendrore Evropiane, (BQE) të rritë normën e interesit, që aktualisht është në nivelin më të ulët historik, vetëm 1 për qind.

Të enjten, banka, vendosi ta mbajë të pa ndryshuar normën e interesit të 17 vendeve të eurozonës.

Megjithatë, guvernatori i bankës, Jean Cladue Trichet, tha se nga presioni gjithnjë e më i madh nga inflacioni, në prill, ka mundësi që banka të rritë normën e interesit.

Por ai u shpreh se niveli i rritjes, nuk do të jetë më i lartë se 0.25 për qind. Trichet, paralajmëroi se reagimit i bankës, nuk do të thotë "fillimin e rritjes në seri të normës së interesit".


Që nga maj i vitit 2009, norma e interesit të Bankës Qendrore Evropiane, është mbajtur në nivelin 1 për qind. /Telegrafi/