LAJMI I FUNDIT:

BP kërkon 40 miliardë dollarë zhdëmtime

BP kërkon 40 miliardë dollarë zhdëmtime

Një vit pas katastrofës së ndotjes me naftë në Gjirin e Meksikës, koncerni British Petroleum (BP) ka paditur për zhdëmtime në shumë prej 40 miliardë dollarësh, firmën Transocean, operatore e platformës naftënxjerrëse, e cila shpërtheu asokohe në det.

Veç kësaj kompania paraqiti edhe një padi tjetër kundër prodhuesit të ventilit bllokues, Cameron International. Ventili nuk arriti të pengojë derdhjen e pakontrolluar të naftës, ankohet BP. Të dy paditë u rregjistruan në një gjykatë federale në New Orleans.

Edhe prodhuesi i çimentos, me të cilën u vesh vrima e shpimit përballet me një padi. BP e akuzon firmën Halliburton ndër të tjera për mashtrim dhe neglizhencë.

Si pasojë e shpërthimit të platformës "Deepwater Horizon" një vit më parë, humbën jetën 11 vetë. Nga vrima e dëmtuar e shpimit muajt, që pasuan u derdhën në det më shumë se 750 milionë litra naftë e papërpunuar. Avaria dhe pasojat e saj i kanë kushtuar koncernit BP deri tani rreth 41 miliardë dollarë. /Telegrafi/