Në botë nga coronavirusi kanë humbur jetën më shumë se 250 mijë persona, por bota ngadalë dhe me kujdes të shtuar po i kthehet aktiviteteve të zakonshme.
Të paktën 12 vende siç raporton New York Times, përfshirë edhe Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, kanë filluar ngadalë të zbusin masat e sigurisë që ishin vënë për ta luftuar coronavirusin, transmeton Telegrafi.
Në Gjermani një pjesë e fëmijëve i janë rikthyer bankave shkollore. Në këtë vend janë raportuar 163.100 të infektuar me COVID-19, kurse 6.692 tjerë kanë humbur jetën. Atje janë hapur edhe kopshtet zoologjike dhe sallonet e ondulimit, që ishin mbyllur kah mesi i muajit mars.
Spanja gradualisht po i rikthehet normalitetit, kështu që fillimisht në këtë vend janë hapur dyqanet e vogla dhe sallonet e ondulimeve, kurse Franca po bëhet gati për zbutjen e masave kufizuese më 11 maj.
Shumë qeveri në Evropë kanë zbutur masat, por vazhdimisht duke paralajmëruar se nëse diçka shkon keq duhet të rikthejnë karantinimin, për shkak të një vale të dytë të epidemisë së coronavirusit.
“Sa personave sot ua kam prerë flokët aq herë e kam dezinfektuar lokalin”, ka deklaruar një frizer në Barcelonë i cili ka rihapur dyert e sallonit të tij.
Pas 42 ditëve, grekët munden t’i rikthehen normalitetet, derisa sallonet e ondulimeve, libraritë dhe dyqanet e vogla janë hapur. E në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se qytetarët “mund të dalin sa të duan dhe kur të duan”.
Nga coronavirusi deri më tani kanë humbur jetën 250 mijë qytetarë nga vende të ndryshme të botës. Ndërkaq numri i të infektuarve në botë ka shkuar në 3.646.225, e 1.200.203 tjerë janë shëruar sipas të dhënave të ueb-faqes Worldometers.
Në SHBA kanë humbur jetën brenda 24 orëve 1.015 persona, që është numri më i vogël në 30 ditët e fundit. E për dallim nga SHBA-të, në Brazil për 24 orë janë regjistruar më shumë se 4 mijë raste të reja dhe 263 të vdekur.
Numri i personave të prekur me COVID-19 në Meksikë, ka shkuar në afro 25 mijë, kurse 2.271 kanë humbur jetën. Presidenti sirian Bashar al-Assad, kas paralajmëruar se vendi i tij do të mund të ballafaqohej me “katastrofën e vërtetë” nëse numri i rasteve rritet dhe tejkalon kapacitetet e sistemit shëndetësor.
Në Iran janë regjistruar afro 98 mijë raste me coronavirus dhe mbi 6 mijë tjerë të vdekur. E Kina nuk raporton as edhe një rast të ri me COVID-19 si por as edhe të vdekur. Në Zelandën e Re për herë të dytë me radhë nuk është regjistruar asnjë rast i ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri