LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i konsumatorëve ndaj PTK-së arrin në 43 milionë euro

Borxhi i konsumatorëve ndaj PTK-së arrin në 43 milionë euro

Ka arritur mbi 43 milionë borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës, sipas të dhënave të fundit të publikuar të enjten nga Komisioni i Argëtimit të Borxheve të PTK-së.

Listës së borxhlinjve më të mëdhenj i prijnë kompanitë e biznesit privat, përfshirë kompanitë “Muki Trans”, me borxhin total prej mbi 434 mijë euro, pasuar nga kompanitë tjera, siç janë “NTSH “Biznes Kosova”, me rreth 60 mijë euro, “N.SH. Consalting Cassac” me borxh prej 31 mijë eurosh. “Afërsisht numri në total i bizneseve private që i kanë borxh PTK-së arrin në mbi 1500 sosh, pa llogaritur këtu konsumatorët individual”, theksohet në një komunikatë për media.

Gjithashtu, sipas kësaj komunikate, borxhlinj të PTK-së janë edhe institucionet e ndryshme publike e partiake, përfshirë ministritë dhe kuvendet komunale. Sa për ilustrim, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka borxh PTK-së mbi 10 mijë euro, ndërsa KK i Podujevës me rreth 6 mijë euro, KK i Gjakovës me mbi 5 mijë euro, etj.

Po ashtu bëhet e ditur se, lidhur me këto borxhe PTK ka ngritur mijëra padi në gjykata kompetente, megjithatë për fat të keq, vetëm një numër i vogël i tyre kanë përfunduar me sukses. Kështu, numri i padive në gjykata ndaj kompanive private dhe konsumatorëve individual deri në fund të vitit 2009 ka arritur në 63 mijë sosh me një borxh të përgjithshëm prej 19 milionë euro, prej të cilave janë realizuar vetëm 14 mijë prej tyre në vlerë prej rreth 2 milionë euro, derisa mbetën të parealizuara 49 mijë lëndë me gjithsej 17 milionë euro borxh ndaj PTK-së.


Posta dhe Telekomi i Kosovës u ka tërhequr vërejtjen të gjithë borxhlinjve të saj që të shlyejnë të gjitha borxhet që kanë ndaj korporatës më të madhe në vend, mirëpo ky apel i mirëkuptimit nuk është respektuar nga ana e tyre.

Është vendim i Menaxhementit të PTK-së që pas sigurimit të të gjitha të dhënave të sakta për shumën e borxheve dhe identifikimin e secilit borxhli që duke filluar nga kjo javë t’i publikojë emrat e të gjitha institucioneve, komunave, organizatave partiake, bizneseve private dhe individëve borxhlinj, të cilët tash e sa kohë i kanë të pashlyera faturat ndaj PTK-së.

“Ne jemi të detyruar që gjatë kësaj jave të fillojmë me publikimin e listave të borxhlinjëve tanë pa përjashtim, edhe pse PTK ka qenë e gatshme që duke respektuar rregulloret e brendshme të negocioj shlyrjen e borxheve përmes kësteve, mirëpo nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm nga ana e shumicës së konsumatorëve për shlyrjen e detyrimeve të ndaj PTK-së”, ka thënë Përparim Shala, kryesues për menaxhimin e borxheve.

Shlyerja e borxheve ndaj PTK-së mund të bëhet edhe me këste, por që konsumatorët paraprakisht duhet të lidhin kontratë për shlyerjen e borxheve dhe këtë mund ta paguajnë deri në 36 këste kjo duke ju falënderuar politikave shumë liberale të PTK Sh.A.

PTK në tetor të vitit që shkoi u ka përkujtuar të gjithë borxhlinjve e saj, përfshirë këtu institucioneve, kompanive private e publike dhe individëve se është thirrja e fundit publike që u bëhet atyre për shlyerjen e detyrimeve që kanë ndaj kompanisë sonë duke u dhënë një afat një mujor, në të kundërtën do të bëjë publike në të gjitha mediat emrat e të gjithë borxhlinjve.

PTK i bën thirrje edhe një herë organeve kompetente, konkretisht gjykatave komunale që të jenë sa më efikase në procedimin sa më të shpejtë të lëndëve gjyqësore me konsumatorët e PTK-së, e cila është pasuri e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori