LAJMI I FUNDIT:

Bonot, BSH refuzon konkurrencën

Bonot, BSH refuzon konkurrencën

Debati mbi procedurën e shitjes së bonove të qeverisë, nëse është transparent dhe nëse ka kosto, zuri peshë të konsiderueshme në opinionin publik, në dy vitet e fundit, kur Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim të gjerë.

Rezultatet e këtij raporti nxorën në dritë mungesën e transparencës që bankat tregonin ndaj individëve, pjesëmarrës në ankand dhe kostot shtesë që paguanin për transaksionet që kryenin.

Sipas, Shqip, prej kohësh po hidhet teza e një liberalizimi sa më të plotë të tregut të letrave me vlerë të qeverisë, pra të një pjesëmarrje më të gjerë të individëve, në mënyrë që borxhi i brendshëm të ketë një kosto më të ulët.

Për t’u dhënë zgjidhje disa problemeve me bonot, Autoriteti i Konkurrencës paraqiti disa propozime, ku rolin kryesor për marrjen në konsideratë të tyre e ka Banka e Shqipërisë. Një ndër rekomandimet më të rëndësishme, pas hetimit të kryer për gati dy vjet ishte: “Banka e Shqipërisë duhet të rikthejë depozitimin ‘cash’ në sportelet e saj në Tiranë dhe në 5 rrethet kryesore ku ajo ka degë për pjesëmarrjen në ankandet e tregut primar të bonove të thesarit si një mënyrë efikase për eliminimin e kostos së transaksionit të shumave të investuara për bono thesari nga bankat e nivelit të dytë drejt Bankës Qendrore”.


Rreth një vit nga ky rekomandim, Autoriteti i Konkurrencës deklaron se Banka e Shqipërisë nuk e ka marrë në konsideratë propozimin, duke lejuar që individët të paguajnë kosto ekstra për bonot e qeverisë. /Telegrafi/