LAJMI I FUNDIT:

Bogdani shënon në humbjen e Chievos

Bogdani shënon në humbjen e Chievos

Chievo ka pësuar humbje si vendas përballë Barit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadio Bentegodi.

Me gjithë humbjen e skuadrës së tij, sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani ka shënuar gol në portën kundërshtare.

Bogdani u inkuadrua në fushë në minutën e 63-të, ndërsa në minutën e 82-të ai ngushtoi epërsinë në 2-1.

Megjithatë, goli i tij nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja. /Telegrafi/