LAJMI I FUNDIT:

“Boeing” rritë prodhimin e aeroplanëve

“Boeing” rritë prodhimin e aeroplanëve

Kompania amerikane “Boeing” ka njoftuar se do të rrisë prodhimin e modelit “Boeing 737” në 34 njësi në muaj që nga fillimi i vitit 2012.

Kompania po analizon mundësinë e rritjes së montimit të aeroplanëve për të plotësuar kërkesën në rritje për aeroplanët e rinj.

Kompania është e gatshme të rrisë prodhimin mujor për 8 %, nga 31 aeroplanë të tipit 737 sa janë aktualisht, njoftoi kompania “Boeing”.

“Boeing” ka mbi 2 000 porosi të pakryera për modelin 737, vlera zyrtare e të cilit sillet rreth 69 milionë dollarë.


Vendimi i “Boeing” për të rritur prodhimin ka ardhur pas njoftimit të kompanisë rivale “Airbus” në mars, për rritjen e prodhimit të modelit “Airbus A320”, i cili në tregjet konkurron me ““Boeing 737”.