LAJMI I FUNDIT:

Bode për buxhetin: Borxhi nuk rritet

Bode për buxhetin: Borxhi nuk rritet

Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërkohë që borxhi nuk do të pësojë rritje dhe nuk do e kalojë shifrën 60%.

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë, ku diskutohet rishikimi i buxhetit, Bode ka pranuar se ky vit është shënuar me ngadalësim të rritjes ekonomike për shkak të situatës rajonale dhe rënie të konsumit familjar, por megjithë këtë normat e interesit janë të stabilizuara.

Sipas Bodes, kostoja e borxhit është pasojë e borxheve të vjetra. Bode ka theksuar se rritja e të ardhurave është 4.4 % dhe shpenzimet llogariten në masën 92.8%.

“Në vend është shënuar ulje e papunësisë, ndërkohë që qeveria është e vendosur të vazhdojë me rritjen e rrogave dhe të pensioneve”, tha zoti Bode, raportoi Panorama./Telegrafi/