LAJMI I FUNDIT:

Boban: Milanit i duhet një mrekulli që ta eliminojë Unitedin

Boban: Milanit i duhet një mrekulli që ta eliminojë Unitedin

Ish-lojtari i Milanit, Zvonimir Boban, është pesimist për gjasat e Rossonerëve për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas humbjes prej 3-2 nga Manchester Unitedi, në takimin e parë të 1/8 së finales të zhvilluar në San Siro.

“Atyre do t’u nevojitet një mrekulli për të vazhduar aventurën në këtë garë”, ka thënë kroati për Gazzetta dello Sport.

Boban ka thënë se Milani ka gjasa të vogla duke llogaritur lojën që treguan kuqezinjtë në San Siro, por me kusht që të mos i huqin rastet që do t’u jepen në Old Trafford, ashtu siç bënë në stadiumin e vet.

Edhe pse Milani rrezikon eliminimin, Boban ka lëvduar punën e trajnerit Leonardo duke thënë se ai i ka dhënë kësaj skuadre identitet taktik. /Telegrafi/