LAJMI I FUNDIT:

BLU sjell modelin Vivo 4.8” për 250 dollarë

BLU sjell modelin Vivo 4.8” për 250 dollarë

BLU është prodhues i njohur i telefonave të mençur mobil Android me kosto të ulët, dhe tani kompania ka prezantuar modelin e ri të telefonit me diagonale të ekranit prej 4.8 inç, për ta përcjell trendin për të cilën është e njohur.

Modeli i ri i telefonit të BLU, Vivo 4.8” i cili vjen me ngjyrë të bardhë, të zezë, rozë dhe të verdhë, sjell edhe teknologjinë Super AMOLED në ekran dhe rezolucionin me 720 x 1280 piksel.

Karakteristikat tjera të BLU Vivo 4.8” sjell edhe procesorin 1.5GHz quad-core, 1GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme.


Në anën tjetër, telefoni i ri i BLU sjell edhe kamerën e pasme me 8MP si dhe kamerën e përparme me
5MP, ndërsa me gjithë karakteristikat e shumta, telefoni është i hollë vetëm 6.9mm, mbështet rrjetin HSPA+ dhe Android 4.2, si dhe ofrohet për një çmim të përballueshëm prej 250 dollarëve. / Telegrafi /