LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Gjermania synon të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Bloomberg: Gjermania synon të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Koalicioni qeverisës i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka rënë dakord të dyfishojë ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën vitin e ardhshëm në tetë miliardë euro, raportoi Bloomberg News, duke cituar burime të njohura me situatën.

Nëse miratohet nga parlamenti në Berlin, ku partia e Scholz-it ka shumicën, rritja do të ngrinte shpenzimet gjermane të mbrojtjes mbi objektivin prej 2 për qind të produktit të brendshëm bruto, të premtuar nga të gjithë anëtarët e NATO-s, transmeton Telegrafi.

Ligjvënësit nga Socialdemokratët, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit, partitë që mbështesin Scholzin, ranë dakord për rritjen gjatë negociatave për propozimin e buxhetit federal për vitin 2024, raporton Bloomberg News.


Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment.

Plani i Bashkimit Evropian për të shpenzuar deri në 20 miliardë euro (21.4 miliardë dollarë) për ndihmën ushtarake për Ukrainën ka hasur në rezistencën e vendeve të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori