LAJMI I FUNDIT:

Blerja e duhanit, kultivuesit të pakënaqur

Blerja e duhanit, kultivuesit të pakënaqur

Kultivuesit e duhanit në Maqedoni ankohen se vetëm Kombinati Shtetëror i Duhanit në Prilep jep çmim real për një kilogram të duhanit të dorëzuar.

Kultivuesit e duhanit nga rajoni i Pellagonisë, të cilët nuk nënshkruan kontratë me Kombinatin e Duhanit të Prilepit, edhe më tej ankohen se në pikat tjera blerëse ofrojnë çmime të ulëta për një kilogram duhan të dorëzuar.

Bujqit thonë se kjo nuk është korrekte dhe se ndjehen se janë të shtypur. Kryetari i Këshillit grevist, Kire Nedelkovski, të shtunën shkoi në Radovish për të parë se si blihet atje duhani. Ai në linjë telefonike për Alsat-M, ka thënë se pas shqyrtimit të situatës në terren dhe konsultimit që do at ketë nesër me kultivuesit tjerë të duhanit, do të vendosin se si do të veprojnë nga e hëna dhe nëse do ta vazhdojnë grevën, e cila prej tre ditësh është vënë në pushim. /Telegrafi/