LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry Q20 vjen në shtator ose tetor

BlackBerry Q20 vjen në shtator ose tetor

Në Kongresin Botëror Mobil të këtij viti, BlackBerry ka zbuluar dy modele të reha të telefonave, Blackberry Z3 dhe Blackberry Q20.

Blackberry Z3 pritet të shfaqet në tregun e Indonezisë në javët në vazhdim, ndërsa sa i përket modelit tjetër, BlackBerry Q20 nuk pati dhënë shumë informacione në kongres, përveç faktit se i njëjti do të sjell tastierën e plotë fizike, për të cilën është e njohur kompania kanadeze dhe telefonat e saj.

Mirëpo, tani në një intervistë për Bloomberg, drejtori i Blackberry, John Chen ka dhënë detaje për kohën e lansimit të modelit të ri të telefonit, Q20.

Gjatë intervistës, Chen ka thënë se pritjet e përdoruesve janë që Q20 të lëshohet në shtator ose tetor të këtij viti, dhe se kompania është duke i bërë përgatitjet që telefonin e saj të ri ta lëshojë gjatë kësaj kohe.


Chen ka thënë se gjatë krijimit të Q20, BlackBerry i ka pasur përdoruesit ekzistues të telefonave të saj në mendje, dhe kthimin e identitetit origjinal të telefonave BlackBerry. / Telegrafi /