LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry prezanton modelin Q5

BlackBerry prezanton modelin Q5

BlackBerry ka prezantuar modelin e saj të dytë të telefonit të mençur me tastierë QWERTY, i cili bazohet në versionin e ri të sistemit operativ BlackBerry 10, përkatësisht modelin BlackBerry Q5, i cili do të lansohet në Evropë, Azi, Amerikë Latine, dhe Lindje të Mesme.

BlackBerry Q5 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.1 inç, si dhe tastierën fizike QWERTY. Modeli i ri i telefonit BlackBerry i dedikohet tregjeve në zhvillim, dhe i njëjti do të vijë me një çmim mesatar.

Në ndërkohë pritet që të zbulohen më shumë detaje për BlackBerry Q5, mirëpo ajo që është e sigurt është se ky model do të mundohet të garojë me modelet e rivalëve të kompanisë, si Samsung, HTC dhe LG. / Telegrafi /