LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry përgatit modelin e ri “vrasës” të iPhone dhe Android

BlackBerry përgatit modelin e ri “vrasës” të iPhone dhe Android

Ndërsa dy modelet e reja të telefonave BlackBerry Z3 dhe BlackBerry Q20 kanë qenë tentimet e kompanisë për ta ndalur ikjen e përdoruesve të saj tek kompanitë rivale, drejtori ekzekutiv i kompanisë ka thënë se BlackBerry është duke punuar në një model të ri të telefonit të mençur, i cili do t’i marrë përdoruesit e iPhone dhe ata të telefonave të ndryshëm Android.

“Janë disa momente të mira, të cilat do të na mundësojnë një transformim të gjërave” ka thënë Chen, gjatë një interviste në CNET.
Chen ka thënë se dy modelet e prezantuara në Kongresin Botëror Mobil janë për ti mbajtur përdoruesit ekzistues, ndërsa me modelin e rinj të BlackBerry, ata do të marrin përdorues të rinj nga iPhone dhe Android.

Chen ka premtuar se modeli i ri do të dal gjatë këtij viti, edhe pse ai nuk mund të garantojë për një gjë të tillë.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se sa do të ketë sukses në treg modeli i ri i telefonit të BlackBerry. / Telegrafi /