[tag_tagmanagerringier]a BlackBerr lanson A10, kombinon SG4 dhe HTC One? - Telegrafi - Telegrafi BlackBerr lanson A10, kombinon SG4 dhe HTC One? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

BlackBerr lanson A10, kombinon SG4 dhe HTC One?

BlackBerr lanson A10, kombinon SG4 dhe HTC One?

Një pajisje e re e kompanisë BlackBerry është fotografuar sot dhe e njëjta ka rrjedh në faqet e ndryshme të internetit. Dhe tani sipas raportimeve të para, thuhet se bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit të mençur, i cili do të bazohet në BlackBerry 10.

Më saktë, mediat raportojnë se ky do të jetë modeli i ri i telefonit – BlackBerry A10, i cili nga pamjet e para duket se ngjan me Samsung Galaxy S4 dhe HTC One, nga pjesa e poshtme e telefonit.

Sipas BGR, BlackBerry A10 megjithatë do të dëshpërojë nga rezolucioni sepse ekrani i këtij telefoni thuhet se do të vijë me 1,280×720 piksel, por pa formatin Full HD sikurse rivalët e saj në Android.

Duke e parë suksesin e madh të Samsung me Galaxy S4 dhe HTC me modelin e saj të fundit, One, BlackBerry me sa duket po mendon të kombinojë një version nga të dyja këto modele, për të krijuar BlackBerry A10, me të cilin shpreson ta rikthejë një pjesë të tregut. / Telegrafi /