[tag_tagmanagerringier]a Biznesi Kosovë- Finlandë, më afër bashkëpunimit - Telegrafi - Telegrafi Biznesi Kosovë- Finlandë, më afër bashkëpunimit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Biznesi Kosovë- Finlandë, më afër bashkëpunimit

Biznesi Kosovë- Finlandë, më afër bashkëpunimit

Përfaqësuesja e Ambasadës finlandeze Taria Fernandez, shprehu besimin se takimi do të mundësojë afaristëve finlandezë të gjejnë partner dhe mundësi biznesi në Kosovë. “Por ne duam të inkurajojmë edhe qeverinë dhe afaristët kosovarë të shikojnë për partnerë në Finlandë gjithashtu, nga kapacitetet ndërtuese të teknologjisë së lartë ”, tha ajo .

Deklarata u be pasi Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Finlandës kanë nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi, me të cilën synohet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Definitivisht ka shumë mundësi për investime në sektorë të ndryshëm në vendin tonë, tha kryetari i Odës Besim Beqaj në takimin e sotëm në Prishtinë.

Ai i ftoi afaristët finlandezë të shqyrtojnë mundësinë për partneritet publiko privat në Kosovë.


“Ne jemi shumë të interesuar për bashkëpunim dhe ne po punojmë në këtë aspekt, duke iu falënderuar edhe parlamentit, e cila ka miratuar ligjin për partneritet publiko privat. Andaj kjo është ftesë për biznesmenët finlandezë se kjo është rruga më e lehtë për hyrje në tregun tonë që tregon njëherësh vullnetin e institucioneve për bashkëpunim, theksoi Beqaj. /telegrafi/