Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ajo Ekonomike Amerikane (OEAK) dhe Klubi i Prodhuesve, kanë ngritur shqetësimin për mohimin e vet konsumimit të energjisë elektrike dhe liberalizimin e tregut të energjisë. Për këtë të fundit kanë kërkuar që mos të fillojë me 1 prill, sepse nuk është liberalizim por monopol.
Drejtuesit e dy odave dhe Klubit të Prodhuesve, thanë se nëse nis me një prill, del që nuk ka liberalizimi praktik, pasi e vetmja kompani që ka mundësi me qenë në tregu KESKO dhe as KEK-u, e as kompanitë të tjera të licencuara.
Kryetar i OEK-ut, Berat Rukiqi në konferencën për media ka thënë se janë dy çështje që bizneset i kanë ngritur, siç është mundësia e vet konsumit të energjisë, që është një ndalës e cila nuk ka bazë teknike dhe juridike për refuzim por që e ka refuzuar rregullatori, si dhe çështja e tregut të energjisë, ku prej një prillit pritet liberalizimi i energjisë.
Sipas tij, bizneset kanë kërkuar vëmendjen e tyre dhe institucioneve, pasi nëse nuk zgjidhen në një afat të shkurtër kohor rrezikohen funksionimin e këtyre bizneseve.
“Po del që nuk ka liberalizimi praktik, e vetmja kompani që ka mundësi me qenë në tregu është kjo që e kemi, KESKO, nuk ka mundësi as KEK-u, e as kompanitë të tjera të licencuar për të pas mundësi me i shit rrymë kompanive që iu është kërkuar për të dal në treg të hapur dhe që janë prapë të njëjtat kompani, këto që e shfrytëzojnë 10 dhe 35. Ne kërkojmë veprim të shpejt, urgjent në drejtim të zgjidhjes së dy çështjeve, sidomos kjo çështja e tregut që lidhet me 1 prillit, nëse nuk zgjidhet deri më 1 prill, atëherë unë besoj që shumica e bizneseve nuk kanë llogari të punojnë për shkak se kostoja, fatura e energjisë pas 1 prillit për to, në bazë të një përllogaritje që janë për shkak që duhet ta shfrytëzojnë energjinë jo që prodhohet në Kosovë por që importohet, kostoja do të jetë diku 30 deri në 40 përqind më e lartë se sa që e paguajnë sot. Ju mund të supozoni, shumica e këtyre konsumuesve të energjisë, mesatarisht mbi një milion shpenzojnë energji, llogarit 30 apo 40 për qind e një milion janë 3-4 qind mijë euro, që faktikisht është më shumë se sa që mund të pasin ose mund të presin, për më shumë i qon në humbje këto kompani dhe gjithë këta më nuk kanë llogari“, ka thënë ai.
Drejtori Ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, në vend që të shihet një përmirësim në tarifat e energjisë, po shihet përkeqësim i kësaj gjendje.
“Ne vetëm po e përkeqësojmë edhe më tej ambientin e të bërit biznes dhe po e bëjmë edhe më të vështirë vetës që pas një viti më të keq në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja, siç ishte viti 2018, ta parashohim që edhe viti 2019, nuk do të jetë aspak më i mirë“, ka thënë Zeka.
Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve, sa i përket liberalizimit të tregut, ka kërkuar që vendimi të shtyhet edhe për një vit.
“Mohimi i të drejtës për vet konsum për ekonomitë prodhuese, shumica prej të cilëve janë konsumues të mëdhenj të energjisë elektrike, nuk ka logjikë derisa shumica e vendeve të rajonit dhe Evropës investojmë mjete të mëdha për investime për burime alternative të energjisë elektrike ndërsa, në Kosovë me një vendim të ZRRE-së, i cili nuk ka asnjë bazë juridike që të merret i tillë, për mbrojtjen e interesave të ngushta, ia mohon këtë të drejt prodhuesve. Ne kërkojmë që të shtyhet vendimi i liberalizimit të tregut, ku së paku nga një vit, ku përveç rregulloreve që janë miratuar të ketë implementim edhe në praktikë ku edhe furnizues të tjerë do të kenë mundësi të jenë operativ në atë periudhë dhe në fund do të fitojë konsumatori por jo në formën ekzistuese ku fuqizohet monopoli i kompanisë ekzistuese dhe rritet çmimi i energjisë elektrike”, ka Panxha.
Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë ndikim në uljen e eksportit dhe rritjen e importit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës