LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e Kosovës, lamtumirë CEFTA-s

Bizneset e Kosovës, lamtumirë CEFTA-s

Bizneset nga Kosova që nga shpallja e pavarësisë janë duke i humbur miliona euro për shkak se Serbia dhe Bosnja, nuk i lejojnë që në vendet e tyre të hynë produkte me logo të Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu, ka deklaruar se Kosova duhet të përpiqet që ta fitojë betejën e CEFTA-s, në të kundërtën, humbja e kësaj beteje për shtetin më të ri do të thotë humbje e madhe.

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu, ka ftuar institucionet e Kosovës që të mendojnë mirë se çfarë duhet të ndërmarrin për problemin me të cilat po ndeshet Kosova nga shpallja e pavarësisë me CEFTA-n.

“Është koha që të kemi nj qasje të re në rrafshin diplomatik dhe në atë të lobimit, sepse ky është një proces angazhimi dhe jo neglizhencë, CEFTA është një betejë e rëndësishme për neve si shtet”, ka theksuar ai për gazetën.

Gerxhaliu nuk e sheh të arsyeshme që Kosova të rrijë në CEFTA pa asnjë përfitim, “s’kemi nevojë që të jemi pjesë e një organizate dhe të rrimë aty, “falë”, ka porositur ai.


Kosova duhet të përpiqet që ta fitojë betejën e CEFTA-s, në të kundërtën, sipas ekspertit Gerxhaliu, humbja e kësaj beteje për shtetin më të ri do të thotë humbje madhe.

“Serbia me gjithë arsenalin e vet, do të përpiqet që Kosovën ta pengojë në proceset integruese dhe nëse ajo do të mund ta fitoj betejën për CEFTA, nuk do të ishte një gjë e mirë për neve”, ka vlerësuar ai.

Edhe drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ), Ylli Hoxha, ka deklaruar se problemet e Kosovës me CEFTA-n kanë bërë që të bien investimet e huaja direkte dhe rritet deficiti tregtar.

“Opstrukcionet që bëhen nga ana e Serbisë fillojnë po kanë efektin e vet ekonomik brenda Kosovës, gjendja është e paqëndrueshme Kosova po ngulfatet kurse Serbia po zë pozicion statik”, ka thënë ai.

Ndërsa redaktorja e buletinit të “Periskopisë” Besa Luci, është shprehur se investimet në Kosovë kanë pasur rënie, nga viti në vit, për shkak të cetfat dhe sipas saj, institucionet e Kosovës, duhet të marrin vendim që të bëjnë bllokadë për Serbinë.

Ndryshe që nga shpallja e pavarësisë para dy viteve, Kosova po përballet me probleme rreth pjesëmarrjes së saj në takimet e CEFTA-s , kryesisht me dy shtete Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Këtë vit kryesuese e sekretariatit të CEFTA-s është Serbia.(Epoka)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori