LAJMI I FUNDIT:

Bizneset ankohen për normat e larta të interesit

Bizneset ankohen për normat e larta të interesit

Bizneset po përballen me norma të larta të interesit të kredive, gjë që ka tkurrur kërkesën për hua nga ana e tyre, një fakt ky i konsideruar shqetësues nga Banka e Shqipërisë.

Përfaqësues të sipërmarrjes private denoncojnë kreditë e shtrenjta që po aplikojnë bankat, të cilat sipas tyre nuk janë të përqendruara në kreditim, por tek përfitimi nga komisionet për shërbimet e tjera që ofrojnë.

Politikat shtrënguese në kreditim janë shqetësuese veçanërisht për sektorë si bujqësia, që konsiderohen me shumë risk.

Tashmë prej dy vjetësh, bankat po zbatojnë politika shtrënguese në kreditim, të cilat janë reflektuar me rritje të normave të interesit dhe me shtim të procedurave. Por këto masa nuk kanë frenuar rritjen e kredive me probleme, tregues që në nëntor të vitit 2010 arriti në 14.4 për qind. /Telegrafi/