LAJMI I FUNDIT:

“Bisha” e Lenovo, K920 së shpejti në shitje

“Bisha” e Lenovo, K920 së shpejti në shitje

Lenovo e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit të avancuar, K920, ndërsa prej 5 gushtit pritet që kompania ta lëshojë telefonin e saj të mençur në treg.

K920 është modeli më i avancuar i Lenovo-së, ndërsa e veçanta e këtij modeli janë karakteristikat e larta harduerike, të cilat i përgjigjen kërkesave të përdoruesve që duan një pajisje të mirë mobile.

Në fakt, K920 sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 6 inç, Quad HD (1440 x 2560) IPS, procesorin që mbështet rrjetin LTE me quad-core Snapdragon 801, si dhe 3GB RAM.

Kamera e pasme e telefonit vjen me 16MP, me stabilizuesin optik të fotografisë, ndërsa kamera e përparme është me 5MP. Telefoni mundëson përdorimin e dy SIM kartelave, dhe ofron baterinë masive me, 4000 mAh.


Mbështjellësi i Lenovo K920 është i metaltë, ndërsa telefoni është i hollë vetëm 7.7 mm. Çmimi i K920 pritet të jetë ekuivalent me 500 dollarë, por i njëjti ende nuk është bërë zyrtar nga kompania. /Telegrafi/