LAJMI I FUNDIT:

Bie inflacioni ne Indi

Bie inflacioni ne Indi

Një qetësi në monedhën indiane mund të përshpejtojë lehtësimin monetar të vendit. Nëse Banka Qendrore e Indisë heziton për një rritje të ngadaltë të normave, kjo mund të ndikojë në optimizmin e investitorëve në lidhje me inflacionin e ulët. Banka Qendrore e Indisë ka ulur normat e interesit dy herë gjatë këtij viti. Sipas parashikimeve aktuale, tregjet janë në pritje të një reduktimi të njëjtë brenda muajit të ardhshëm.

Stabiliteti relativ i monedhës indiane nënkupton se autoriteti monetar mund të ulë kostot e huamarrjes pa u shqetësuar për largimin e kapitalit.

Monedha indiane ka rënë me 8 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë vitit të kaluar, por ekziston një alarm në treg për një rënie tjetër të papritur. Luhatshmëria që është dhe një ndër indikatorët më të besueshëm në projeksionet afat-shkurtra në kurset e këmbimit është më e ulët në krahasim me monedhat e vendeve në zhvillim. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, investitorët nuk shfaqin shenja për t’u tërhequr nga India. Investitorët e huaj kanë blerë pothuajse 13 miliardë asete dhe obligacione Indiane gjatë vitit.


Hyrjet do të ishin më të mëdha, nëse Ministria e Financave nuk do të krijonte panik te investitorët e huaj me një faturë të papritur tatimore. Autoritetet tashmë janë në një regjim kontrolli për dëmet, megjithatë mosmarrëveshja e taksave do të vazhdojë. Ministria e Financave ka hedhur poshtë planin e shtrëngimit të bankës qendrore duke i larguar asaj fuqinë për mbikëqyrjen e tregut të bonove qeveritare. Duke larguar riskun e kredibilitetit ndaj bankës qendrore, Guvernatori Raghuram Rajan, ka një shans për t’iu përgjigjur kritikëve duke bërë më shumë përpjekje për të mbështetur prodhimin dhe investimet.

Me inflacionin në 4.9 për qind, poshtë objektivit të bankës prej 6 për qind, lehtësimi i mëtejshëm është i garantuar. Një arsye për guvernatorin që të jetë më agresiv është një rënie e mprehtë në shpenzimet federale. Qeveria shkurtoi shpenzimet në tremujorin e parë, në përpjekje për të mbajtur deficitin e saj vjetor të buxhetit në 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, poshtë objektivit prej 4.1 për qind. /Telegrafi/